Ndërlidhjet

Peres: Parlamenti ta ketë paqen prioritet


Presidenti i Izraelit Shimon Peres, sot i ka bërë thirrje parlamentit të ri që ta bëjë prioritet kryesor arritjen e paqes me palestinezët.

Peres iu drejtua parlamentit në sesionin e parë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 10 shkurtit.

Radikalët u forcuan pas zgjedhjeve, dhe tash kanë shumicën në 120 ulëset në Kneset.

Të premten, Peres i kërkoi Benjamin Netanyahut, liderit të partisë së djathtë Likud, që të formojë qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG