Ndërlidhjet

Obama prezantoi planin e tij ambicioz


Në paraqitjen e tij të parë, mbrëmë në mbledhjen e përbashkët të Kongresit amerikan, presidenti Barak Obama,duke prezantuar planin e tij ambicioz për ringjalljen ekonomike, ka thënë se ka ardhur dita e qërimit të hesapeve për gjendjen në ekonomi. Tani është koha që të veprojmë me guxim dhe mençuri jo vetëm për ta ringjallur ekonominë, por edhe për të vënë themelet e reja të një prosperiteti të qëndrueshëm, ka thënë Obama. Pavarësisht gjendjes aktuale në ekonominë ameriakne në këtë kohë të vështirë dhe të pasigurtë, presidenti Obama ka theksuar para Kongresit që, secili amerikan duhet ta ketë të qartë se ne përsëri do të ringritemi dhe se SHBA-të do të jenë më të fuqishme se kurrë më parë.
XS
SM
MD
LG