Ndërlidhjet

logo-print

Pekin: Tre burra dogjën veten


Media shtetërore kineze njoftoi se tre burra i kanë vënë zjarrin vetes në një paralagje të Pekinit.

Agjencia zyrtare Xinhua tha se nuk dihet nëse ata kanë mbijetuar.

Agjencia tha se që të tre u ulën në makinë dhe e ndezën zjarrin në afërsi të Sheshit Tianman, në qendër të kryeqytetit kinez, por nuk dha detaje tjera.

Në qershor mbushen 20 vjet që kur autoritetet kineze e shtypën me dhunë protestën e studentëve në këtë shesh. Besohet se qindra, ndoshta mijëra njerëz u vranë nga forcat e sigurisë në represaljet e 20 qershorit.
XS
SM
MD
LG