Ndërlidhjet

logo-print

Mynih: 6 vjet burg për mohim të Hollokaustit


Ish avokati i partisë neonaziste NPD, Horst Mahler është dënuar sot në Mynih me gjashtë vjet burg për shkak të deklaratës së tij se Hollokausti "është gënjeshtra më e madhe në historinë e njerëzimit".

Radikali i djathtë, i cili vetë u paraqit në prokurori, në mënyrë që gjykimin ta shfrytëzojë për përhapjen e qëndrimeve të tij, u dënua për nxitje të urrejtjes racore.

Menjëherë pas shpalljes së dënimit, Mahler u dërgua në burg që ta vuajë dënimin.
XS
SM
MD
LG