Ndërlidhjet

logo-print

Obama paraqet buxhetin


Presidenti amerikan Barack Obama do t'i paraqesë Kongresit propozim buxhetin, i pari që kur morri drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Buxheti e kalon shumën e tre trilionë dollarëve, një pjesë e madhe e të cilit shkon për reformimin e sistemit shëndetësor. Buxheti parasheh taksa të larta për amerikanët e pasur.

Buxheti që Obama paraqet sot para Kongresit është dëshmi e dallimeve të mëdha mes politikave të presidentit aktual dhe paraardhësit të tij George Bush. Buxheti është dhe një tregues i përpjekjeve të Obamas për të përmbushur premtimet zgjedhore.
XS
SM
MD
LG