Ndërlidhjet

Vazhdojnë hetimet për rrëzimin e aeroplanit


Hetuesit hollandezë po hetojnë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të linjës Turkish Airlines në afëri të aeroportit të Shipolit në Amsterdam.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit nëntë persona humbën jetën, derisa 125 të tjerë shpëtuan me lëndime të shkallëve të ndryshme. Gjashtë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Aeroplani Boeing 737-800 u nda në tre pjesë derisa përpiqej të ulej.

Sipas ekspertëve do të duhen disa ditë deri në gjetjen e shkaqeve të aksidentit.
XS
SM
MD
LG