Ndërlidhjet

DASH kritika për Kinën e Rusinë


Kina ka hedhur poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën e të drejtave të njeriut. SHBA-të së pari të vendosin rregull në shtëpinë e tyre përpara se të flasin për të tjerët, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kinës.

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut Karen Stewart duke paraqitur raportin në Uashington tha:

"Ne vazhdojmë të përsërisim shqetësimin tonë se një nga fushat e të drejtave të njeriut që kanë njohur përkeqësim në Kinë janë trajtimi dhe kufizimet sociale, kulturore dhe fetare në Tibet dhe në rajonin autonom të Xinjiangut", tha Stewart.

Departamenti i Shtetit nuk i ka kursyer kritikat dhe për Rusinë, vend i cili ka dështuar në mbrojtjen e lirive civile.

Raporti i të drejtave të njeriut për vitin 2008 përfshin situatën në 190 vende.
XS
SM
MD
LG