Ndërlidhjet

Obama paraqiti buxhetin për vitin 2010


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka paraqitur propozim buxhetin e parë federal për vitin 2010.
Buxheti prej 3 trilion dollarëve parasheh reformën e sistemit shëndetësor dhe tatime më të larta për amerikanët e pasur.
Buxheti për vitin 2010 paraqet distancim të madh nga politikat e administratës Bush dhe formalizon shumë nga premtimet që Obama i bëri gjatë fushatës zgjedhore.
Presidenti Obama ka thënë se propozimi i buxhetit kërkon restaurimin e "diciplinës fiskale".
Me këtë propozim kërkohen 200 miliardë dollarë për luftrat gjatë 18 muajve të ardhshëm prej të cilave 75.5 miliardë dollarë për intensifikimin e luftës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG