Ndërlidhjet

Ambasadori sirian i kënaqur me dialogun në DASH


Ambasadori i Sirisë në Uashington, Imad Mustafa, ka shfaqur kënaqësinë për bisedimet të cilat ai i ka quajtur "tejet konstruktive" në Departamentin amerikan të Shtetit me ç'rast janë shqyrtuar mundësitë për një dialog më të gjerë dhe më serioz midis dy vendeve.
Megjithatë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka deklaruar se është shumë herët të jepen vlerësime për të ardhmen e marrdhënieve midis SHBA-ve dhe Sirisë. Ambasadori sirian, Mustafa ka diskutuar mbi dy orë me zëvendësin e sekretarit Shtetëror për Lindjen e Afërt, Xhefri Felltman.
XS
SM
MD
LG