Ndërlidhjet

logo-print

Obama publikon planin e tërheqjes nga Iraku


Presidenti amerikan, Barak Obama, do ta bëjë sot publik planin e tërheqjes së të gjitha njësiteve luftarake amerikane nga Iraku deri në muajin gusht të vitit 2010, duke përmbushur kështu premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore se do ta përfundojë, siç ka thënë ai, luftën pa popullaritet, e cila i ka ndarë amerikanët.
Pritet që Presidenti Obama ta publikojë planin e tërhejes nga Iraku gjatë vizitës në një institucion të marinës amerikane në Karolinën Veriore.
SHBA-të aktualisht kanë të angazhuara në Irak 142 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG