Ndërlidhjet

Klinton viziton Evropën dhe Lindjen e Mesme


Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretarja e Jashtme, Hilari Klinton do të niset në një turne në Lindjen e Mesme në Evropë dhe në Turqi.
Zyrtarët thanë se Klinton pritet të jetë në Egjipt të hënë për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për palestinezët në Sharm el Sheik.
Pritet që në këtë takim SHBA-ja të zotohet se do të japë 900 milionë dollarë për rindërtimi e Rripit të Gazës. Klinton gjithashtu do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perënimor, ndërsa në Evropë do të marrë pjesë në takimin me aleatet e NATO-s dhe BE-së në Bruksel.
Nw Gjenvw ndwrkaq, ajo do të bisedojë me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov mbi çështje të armatimit dhe situatën në Afganistan. Klinton më pas do të vizitojë Ankaranë, kur do të ketë takime me zyrtarë të lartë turq.
XS
SM
MD
LG