Ndërlidhjet

logo-print

Irani: Akuzat e Uashingtonit po përsëriten


Irani ka thënë se ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, po i bënë "të njejtat akuza" kundër Iranit, sikur ato që i bënte administrata e ish presidentit Bush.

Në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, amdasadorja amerikane, Susan Rice, tha se Uashingtoni dëshiron që ta përfundoj praktikën e Iranit për mbështetjen e terroristëve dhe synimet e këtij vendi për zhvillimin e armatimit bërthamor.

Në përgjigjjen e tij nëpërmjet të një letre dërguar kryesuesit të Këshillit të Sigurimit, ambasadori iranian, Mohammad Khazaee, tha se ambasadorja Rice, vetëm e kishte përsëritur atë, që paraardhësi i saj e kishte thënë.

Mëtutje, ai kërkoi nga Uashingtoni që të "ndërmarrë hapa konkretë dhe domethënës" për ta përmirësuar qëndrimin e tij ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG