Ndërlidhjet

BE-ja e ndihmon Gazën me 436 milionë euro


Komisioni Evropian ka shpallur sot se është i gatshëm, që në Konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Rripin e Gazës, të ndihmoj me 436 milionë eurosh.

Komisionarja e BE-së për marrëdhënie të jashtme, Benita Ferrero-Waldner, njoftoi se kjo lëvizje sinjalizon "fisnikërinë dhe përkushtimin" e Bashkimit Evropian ndaj palestinezëve.

Komisioni Evropian do të premtoj fonde për ta ndihmuar ripërtritjen e Gazës pas konfliktit dhe ndërmarrjen e reformave ekonomike.

Komisionarja Ferrero – Waldner tha se qasja në Rripin e Gazës, që aktualisht është nën bllokadën izraelite, është çështja më madhore.
XS
SM
MD
LG