Ndërlidhjet

logo-print

Rusia bashkëpunon me Norvegjinë


Rusia synon të bashkëpunoj me Norvegjinë në sektorin e energjisë.

Presidenti Dmitry Medvedev, tha se Rusia është e interesuar "në forcimin e formave të ndryshme të raporteve me Norvegjinë, përfshirë edhe bashkëpunimin në energji dhe problemet për Arktikun".

Këto kometne ai i bëri gjatë takimit të sotëm me ambasadorët e jashtëm.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kompania norvegjeze, StatoiHydro, është njëra nga firmat e rralla të jashtme energjetike, që ka fituar projekte në Rusi, gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG