Ndërlidhjet

logo-print

Vjenë: U mbajt mbledhja e Grupit për Kosovën


Në takimin e sotëm të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili është mbajtur në Vjenë, ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, ka shpjeguar procesin e deritashëm në ngritjen e FSK-së si forcë profesionale, shumëkombëshe dhe në funksion të paqes e sigurisë. Kështu ka njoftuar kabineti i zotit Mujota.

Takimi i sotëm në Vjenë është kryesuar nga Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ndërkaq vendet anëtare të këtij grupi janë përfaqësuar në nivel të drejtorëve politikë dhe ambasadorëve.

Në takim ishte i pranishëm edhe Stuart Jones, nga Departamenti amerikan i shtetit dhe Larry Rossin, ndihmës zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG