Ndërlidhjet

Clinton: Konsultimet shumë të dobishme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe Afganistani, do të mbajnë takime të rregullta tripalëshe.

Këto komente ajo i bëri, pas, konsultimeve triditëshe në Uashington, në të cilat merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Pakistani dhe Afganistani.

Sekretarja Clinton, tha se këto konsultime ishin "jashtëzakonisht të dobishme".

- Tri vendet tona kanë qëllim të përbashkët, kërcënim të përbashkët dhe detyrë të përbashkët dhe qeveria ime është e përkushtuar për miqtë tanë, tha Hillary Clinton.

Këto konsultime triditëshe në Uashington, u bënë pas vendimit të presidentit Obama, që në Afganistan të dërgohen edhe 17 mijë trupa shtesë, për ta luftuar kryengritjen e talibanëve.
XS
SM
MD
LG