Ndërlidhjet

Çurkin akuzon OSBE-në për luftën në Gjeorgji


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, ka akuzuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) se nuk ka bërë sa duhet për të penguar luftën e vitit të kaluar në Gjeorgji, e cila pati rezultuar me invadimin rus në këtë vend.
Çurkin , duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se OSBE aspak nuk e ka përmbushur rolin e saj dhe nuk ka qenë në nivel të përgjegjësisë, që është instrument i rëndësishëm për garantimin e sigurisë në hapësirën euroatlantike.
XS
SM
MD
LG