Ndërlidhjet

logo-print

Iraku e mirëpret planin e Barack Obamës


Zëvendës presidenti i Irakut, Tareq al-Hashemi, sot ka mirëpritur planin për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku, që u shpall mbrëmë nga presidenti Barack Obama.

Megjithatë, zoti al-Hashemi tha se Uashingtoni ende ka "përgjegjësi të madhe" për ta ndihmuar Irakun.

Sipas tij, Irakut do t'i duhet ndihma "për ta ndërtuar shtetin e së drejtës".

Presidenti Obama ka urdhëruar përfundimin e operacioneve luftarake të forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak, deri në gusht të vitit 2010 dhe tërheqjen e plotë në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG