Ndërlidhjet

Havier Solana vizitoi Rripin e Gazës


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, e ka vizituar Rripin e Gazës, që kohë më parë ishte goditur nga lufta.

Zoti Solana është zyrtari i parë i lartë i BE-së që e vizitoi territorin palestinez, prej se grupi militant Hamas, para dy vitesh e ka marrë qeverisjen.

Ai u takua me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe me liderë të komunitetit palestinez, por i është shmangur takimeve me përfaqësues të Hamasit. Kjo është në harmoni me bojkotin e BE-së ndaj grupit militant.

Zoti Solana ka shprehur mbështetje për përpjekjet e pajtimit ndërmjet Hamasit dhe rivalit të tij palestinez, Fatah.
XS
SM
MD
LG