Ndërlidhjet

logo-print

Lajiq: Mlladiqi do të zihet gjatë këtij viti


Zyrtari i qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiq, tha thënë se i akuzuari Ratko Mlladiq, do të zihet deri në fund të këtij viti.

Agjencia AP raporton se zoti Lajiq ka thënë se këtë konstatim ai e bazon në dëshminë e re dhe koordinimin e përmirësuar ndërmjet shërbimeve të sigurisë në Serbi.

Ratko Mlladiq, ish komandant ushtarak i serbëve të Bosnjës, është i akuzuar për krime të luftës në Bosnjë gjatë viteve 1992-1995.
XS
SM
MD
LG