Ndërlidhjet

Fillon punën Gjykata e KB-së për rastin Hariri


Fillon sot aktivitetin në Hagë Gjykata speciale e OKB-së që do të gjykojë të dyshuarit për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.
Prokurori i kësaj gjykate, Daniel Bellemare ka deklaruar për mediat se do t'i kërkojë Libanit të dorëzojë katër gjeneralët që mbahen të arrestuar për vrasjen e Haririt.

Të katër kanë qenë komandantë në forcat e sigurisë pro siriane të asaj kohe.

Hariri u vra më 14 shkurt të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG