Ndërlidhjet

Lajiç: Mlladiçi arrestohet gjatë 2009-ës


Gjenerali serb Ratko Mlladiç, i cili kryeson listën e më të kërkuarve nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë do të arrestohet deri në fund të këtij viti.

Deklarata e Rasim Lajiç, zyrtar i qeverisë serbe i ngarkuar për bashkëpunimin me Hagën u bë për agjencinë e lajmeve AP.

Lajiç tha se optimizmi i tij bazohet në provat e reja dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes shërbimeve serbe të sigurisë.

Mlladiç akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë nl vitet 1992-'95.
XS
SM
MD
LG