Ndërlidhjet

Bangladesh: 1.000 të akuzuar për trazirat


Policia e Bangladeshit tha se më shumë se 1.000 ushtarë të gardës janë akuzuar për rebelimin, i cili la më shumë se 140 të vdekur.

Akuzat janë ngritur për komplot për vrasjen e oficerëve dhe civilëve, përdorimin e armëve dhe eksplozivit, për krijim të panikut dhe plaçkitje.

Katër ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kryeqytetin Dhaka, ende nuk janë gjetur mbetjet e më shumë se 70 oficerëve.

Rebelimi, i cili filloi si pakënaqësi për pagat, përfundoi të enjten kur trupat qeveritare e shtypën me forcë.
XS
SM
MD
LG