Ndërlidhjet

Clinton viziton Egjiptin


Hillary Clinton ka mbërritur në Egjipt, në vizitën e parë të saj në Lindjen e Mesme si Sekretare e Shtetit.

Clinton mbërriti në pushimoren Sharm El Sheikh të dielën nga Uashingtoni.

Të hënën, ajo do të ndjekë konferencën e donatorëve për rindërtimin e Rripit të Gazës, ku pritet të shpallë një donacion amerikan prej 900 milionë dollarësh.

Clinton gjithashtu do të vizitojë Izraelin dhe do të takohet me udhëheqësit palestinezë në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG