Ndërlidhjet

BE: Konsenzus për krizën ekonomike


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të shmangin masat protekcioniste në përgjigjet ndaj krizës ekonomike.

"Kishte konsenzus mbi nevojën për të shmangur masat e njëanshme protekcioniste", tha pas takimit të jashtzakonshëm në Bruksel, kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Kryesuesi i takimit, kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, tha se Bashkimi Evropian nuk do ta lë asnjë vend në baltë.

Mirëpo, nuk pati njoftim për paketë ekonomike për vendet e Evropës lindore, të cilat janë më të goditurat nga krizat.

Deklarata e lëshuar pas samitit thotë se liderët e BE-së janë angazhuar për qasje të çdo rasti veç e veç "mbi bazat e të gjitha instrumentave në dispozicion".
XS
SM
MD
LG