Ndërlidhjet

logo-print

Irani akuzon Izraelin për krime në Gazë


Prokurori shtetëror iranian, Gorbanali Dori-Naxhafabadi, ka akuzuar liderët politikë dhe ushtarakë izraelitë për krime lufte në Gazë dhe ka kërkuar ndihmën e Interpolit për arrestimin e tyre, njofton agjencia Isna.
Kryeprokurori iranian ka prezantuar një listë me emrat e 34 liderëve politikë izraelitë dhe 114 zyrtarëve ushtarakë, të cilat, akuzohën për "krime lufte".
Ai ka kërkuar parasëgjithash arrestimin e kryeministrit në largim, Ehud Olmert, ministrit të mbrojtjes, Ehud Barak dhe të ministres së jashtme, Cipi Livni.
Mbi 1 mijë e 300 palestinezë janë vrarë në ofenzivën e fundit izraelite në Gazë.
XS
SM
MD
LG