Ndërlidhjet

logo-print

Hapet konferenca për Gazën


Presidenti egjiptian Hosni Mubarak hapi sot konferencën e donatorëve për të ndihmuar rindërtimin e Gazës.

Në Sharm el Sheik gjenden përfaqësues nga 75 vende, mes të cilëve dhe shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton. SHBA-të kanë premtuar 900 milionë dollarë fonde për Gazën.

Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas ka kërkuar 2.8 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Gazës pas konfliktit të fundvitit të kaluar mes Izraelit dhe Hamasit.
XS
SM
MD
LG