Ndërlidhjet

logo-print

Obama merr pjesë në samitin BE-SHBA


Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian në samitin SHBA-BE më 5 prill në Pragë.

Njoftimin në mbyllje të samitit të liderëve të BE-së, e bëri kryeministri i çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së.

Gjatë vizitës së parë në Evropë si president i SHBA-ve, Obama gjithashtu do të marrrë pjesë në samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në qytetin francez Strasburg dhe në qytetin gjerman Kehl, si dhe në takimin e grupit G 20 në Londër.
XS
SM
MD
LG