Ndërlidhjet

SHBA: 61.7 miliardë dollarë ndihma për AIG


Qeveria amerikane shpalli se do të ndihmojë me 30 miliardë dollarë shtesë gjigantin e sigurimeve AIG.

Njoftimi u bë sot kur American International Group raportoi 61.7 miliardë dollarë humbje në tremujorin e fundit, që është humbja më e madhe në një tremujor në historinë e korportave amerikane.

Hapi i qeverisë është pjesë e paketës së rishqyrtuar që të ndihmojë AIG-në të kapërcejë krizën ekonomike.

Në deklaratën e përbashkët, Thesari dhe Rezervat Federale thanë se kostoja e mundshme e mosveprimit të qeverisë "do të ishte tejet e lartë".

Vitin e kaluar AIG pranoi ndihmë qeveritare në vlerë prej 150 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG