Ndërlidhjet

IAEA: Irani të zhbllokojë udhën pa krye


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore i ka bërë thirrje Iranit që ta "zhbllokojë" situatën e tashme rreth programit të vet bërthamor.

Mohamed ElBaradei i bëri këto komente në takimin e bordit të guvernatorëve të agjencisë në Vjenë.

ElBaradei gjithashtu i kërkoi Damaskut që të jetë transparent për lokacionin e vet bërthamor.

"Agjencia natyrisht pret që Siria të japë informata shtesë dhe dokumentacion mbështetës për natyrën e ndërtesës në Dair al-Zour, si dhe informata rreth aktiviteteve të prokurimit. Kjo do të mirëpritej si shenjë e transparencës së Sirisë", tha El Baradei.
XS
SM
MD
LG