Ndërlidhjet

Kroaci: Burgoset gjenerali, ka vjedhur diamantë


Gjykata e Kroacisë ka dënuar një gjeneral në pension me shtatë vjet burg për vjedhje të diamantëve në vlerë prej 5 milionë dollarë, dhe i ka urdhëruar që t'i kthejë paratë.

Gjykata e shpalli fajtor gjeneralin Vladimir Zagorec për shkak të vjedhjes së diamantëve nga ministria e mbrojtjes kur ishte larguar nga detyra në vitin 2000.

Gurët e çmuar ishin depozituar në ministri shtatë vjet më parë si pjesë e një kontrate për blerje të armëve.

Kroacia ishte nën embargo të armëve nga Kombet e Bashkuara gjatë luftës së viteve 1991-1995 për pavarësimi nga ish Jugosllavia.
XS
SM
MD
LG