Ndërlidhjet

Obama e emëroi Sebelius Sekretare të Shëndetësisë


Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar sot guvernatoren nga Kansasi, Kethleen Sebelius si Sekretare për Shëndetësi, ndërsa eksperten e shëndetësisë Nancy-Ann DeParle e ka zgjedhur si këshilltare të presidentit dhe Drejtoreshë e Zyrës për Reforma të Shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë.

Emërimet e sotme i zëvendësojnë ato të ish senatorit Tom Daschle, i cili më herët u emërua që t'i kryejë të dyja funksionet, por u tërhoq pas një stuhie të reagimeve lidhur me mospagimin e taksave.
XS
SM
MD
LG