Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Brown do takohet me presidentin Obama


Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takimin e tij të parë me presidentin Barack Obama.

Para vizitës në Uashington, Brown tha se do të flasë me Obamën mbi nevojën e bashkëpunimit global për përballje me krizën ekonomike.

Kryeministri britanik ka bërë thirrje për "aksion të guximshëm", ndërkohë që ekonomitë më të mëdha të grupit G 20 po përgatiten për takimin e tyre në Londër muajin e ardhshëm.

Gjatë vizitës në Uashington, Brown do të mbajë një fjalim në Kongres.
XS
SM
MD
LG