Ndërlidhjet

Ndërpritet greva në shëndetësi


Është ndërprerë greva e punëtoëve shëndetësorë, ndërsa marrëveshja është arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Nënkryetar i Federatës se shëndetësisë Jahir Mulolli ka thënë se marrëveshja është arritur për krijimin e komisioneve, që do të shqyrtojnë kërkesat e sindikalistëve.

Ngjashëm edhe në një komunikatë për media, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është arritur pajtim i përbashkët që t’i propozohet Kuvendit të Kosovës të formojë një grup pune të përbërë nga deputetë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të FSSHK-së për ofrimin e zgjidhjeve për problemet në shëndetësi.
XS
SM
MD
LG