Ndërlidhjet

Clinton: Zgjidhja me dy shtete - e pashmangshme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot se zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito – palestinez, është e "pashmangshme".

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë "fuqishëm" të angazhohen për krijimin e shtetit palestinez, pranë atij izraelit.

Ajo këto komete i bëri gjatë konferencës së sotme për shtyp në Jerusalem, së bashku me kryeministren e Izraelit në largim, Tzipi Livni.

Kryeministri i ardhshëm i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në të kaluarën, ka kritikuar bisedimet paqësore me palestinezët dhe mundësinë për krijimin e shtetit palestinez.

Kjo është vizita e parë zyrtare e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në Izrael.
XS
SM
MD
LG