Ndërlidhjet

Furnizimet amerikane për Afganistan - nëpër Rusi


Ngarkesa e parë me furnizime amerikane joushtarake për në Afganistan, ka kaluar nëpër Rusi.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Moskë, tha se ngarkesa me furnizime ka hyrë në Rusi nga Letonia, me tren, në rrugën e saj për në Afganistan.

Raportohet se furnizimet kanë arritur në kufirin e Rusisë me Kazakistanin.

Rusia dhe NATO-ja kanë arritur marrëveshje për transitin e furnizimeve për në Afganistan në muajin prill të vitit të kaluar, por lufta e Rusisë me Gjeorgjinë, e pengoi zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
XS
SM
MD
LG