Ndërlidhjet

Moskë: Letra e Obamës pa nisma specifike


Zëdhënësja e presidencës ruse, Nataliya Timakova, ka konfirmuar sot se presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar letër presidentit Dmitry Medvedev, që përmban disa propozime për mbrojtjen raketore dhe për Iranin, por sipas saj, në letër nuk ka nisma specifike.

Ajo mëtutje e vlerësoi si "pozitive" këtë zhvillim duke thënë se "letra e Obamës përmban disa propozime dhe vlerësime të situatës aktuale".

Më herët, mediat amerikane kanë raportuar se letra e presidentit Obama dërguar presidentit Medvedev, sugjeron se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga vendosja e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, nëse Rusia do të ndihmonte që Irani ta ndalë zhvillimin e armatimit bërthamor dhe atë të raketave me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG