Ndërlidhjet

logo-print

Appathurai: Mund të ketë diskutime për reduktim të KFOR-it


Ministrat e mbrojtjes së NATO-s, mund të diskutojnë për zvogëlimin e numrit të trupave të aleancës në Kosovë, pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh, tha zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai.

Por, ai i hodhi poshtë raportet në një gazetë beogradase, se pas reduktimeve prania e KFOR-it do të jetë "simbolike".

"Është e mundshme se do të ketë diskutime për modifikimin e strukturës së KFOR-it, që do të implikonte diskutime lidhur me reduktime të mundshme" tha zëdhënësi Appathurai, raporton AFP.

Sipas tij, "këto diskutime do të jenë të mundshme në qershor, por jo më herët".

Mëtutje, zëdhënësi Appathurai, tha se "një numër i vendeve të caktuara besojnë se mund të përballohet reduktimi".

Sipas tij, "është herët të flitet se a do të ketë konsensus" për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG