Ndërlidhjet

logo-print

Barack Obama u takua me kryeministrin Brown


Presidenti amerikan, Barack Obama, sot në Shtëpinë e Bardhë u takua me kryeministrin britanik, Gordon Brown.

Duke folur para gazetarëve, presidenti Obama tha se rëniet në bursa ishin "një reagim natyror" ndaj perceptimit për thellësinë e krizës financiare botërore, por ai u shpreh se "absolutisht beson" në ripërtritjen e ekonomisë.

Sipas tij, përpjekjet për krijimin e vendeve të punës dhe për pastrimin e sistemit financiar dhe bankar, do të funksionojnë dhe ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të kthehet me rritje më të madhe se asnjëherë më parë.
XS
SM
MD
LG