Ndërlidhjet

Vjenë: Iranit i ofrohet dialog i drejtpërdrejtë


Pesë fuqitë bërthamore dhe Gjermania sot i kanë ofruar Iranit dialog të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e mospajtimeve atomike.

Duke i bërë ftesë Iranit, që t'i respektoj kërkesat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pesë anëtarët e përhershëm të këtij organi Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Kina, së bashku me Gjermaninë, këtë ofertë e paraqitën në takimin e Bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë.

Kjo deklaratë u bë një ditë, pasi ambasadori amerikan, Gregory Schulte, theksoi synimet e Uashingtonit për "forcimin e përpjekjeve diplomatike" për zgjidhjen e problemit të programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG