Ndërlidhjet

Obama rikthen rregullat për speciet e rrezikuara


Presidenti Barack Obama i riktheu rregullat, sipas të cilave ekspertët duhet të bëjnë vlerësimin për ndikimin e projekteve të qeverisë ndaj specieve të rrezikuara.

Vitin e kaluar, administrata e ish presidentit George Bush i ndryshoi rregullat dhe i lejoi projektet e qeverisë të ecin përpara pa pasur nevojën e rishikimit të pavarur nga shoqatat për mbrojtjen e specieve të rrezikuara.

Kritikët dhe grupet ambientaliste, të cilët pohonin se ky vendim mund të dëmtojë speciet e rrezikuara, tash e kanë mirëpritur urdhërin ekzekutiv të presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG