Ndërlidhjet

FMN: Kriza tash do t'i godasë vendet e varfëra


Fondi Ndërkombëtar Monetar tha se kriza ekonomike globale tash është zhvendosur tek vendet më të varfëra, ndërsa 22 shtete mund të kenë nevojë për 25 miliarda dollarë ndihma emergjente për të përballuar rënien ekonomike.

Drejtori i FMN, Dominique Strauss-Kahn, ka thënë se pas goditjes që pësuan ekonomitë e zhvilluara dhe ekonomitë në zhvillim, "vala e tretë" e krizës globale finansiare tash po i godet vendet më të varfëra dhe më të ndjeshme të botës.

Strauss-Kahn tha se është i shqetësuar nga mundësia e një krize humanitare që mund t'i godasë fëmijët e varfër, nëqoftëse programet e mirëqenies sociale ndërpriten për shkak të krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG