Ndërlidhjet

Brown: Kriza, uragan ekonomik


Kriza që ka përfshirë botën është "uragan ekonomik" tha kryeministri birtanik Gordon Brown, duke kërkuar nga kongresmenët amerikanë që të mos e shohin krizën si të izoluar në kufijtë e SHBA-ve.

Gjatë fjalimit të tij përpara një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit amerikan Brown theksoi se "pak rëndësi ka se ku fillon, kriza ekonomike nuk mbetet brenda kufijve të vendit ku nis".

Fjalimi i kryeministrit britanik vjen në kohën kur Kongresi amerikan është shumë i ndarë rreth rrugëve për adresimin e krizës.

Brown i bëri thirrje anëtarëve të Kongresit që "të kapin momentin" pasi udhëheqësit botërorë janë të gatshëm të punojnë së bashku.
XS
SM
MD
LG