Ndërlidhjet

Clinton: Dialog kuptimplotë me Rusinë


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se dëshiron t'i vërë në rrugën e duhur bisedimet me Rusinë lidhur me planet për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë.

Ajo shtoi se synon një dialog më kuptimplotë me Rusinë për një morri çështjesh.

Clinton ka arritur sot në Bruksel për takime me përfaqësuesit e NATO-s dhe të BE-së. Të premten ajo do ketë takimin e parë me homologun e saj rus Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG