Ndërlidhjet

Braun: SHBA-të ta nxjerrin botën nga recesioni


Kryeministri britanik, Gordon Braun, u ka bërë thirrje SHBA-ve që ta shfrytëzojnë momentin për ta nxjerrë botën nga recesioni, duke vënë në pah se edhe vendet tjera duhet të kontribuojnë në këtë drejtim.
"Duhet ta shfrytëzojmë rastin, sepse asnjëherë më parë nuk e kam parë botën të jetë kaq e interesuar për bashkim, dhe kjo më herët nuk ka qenë e domosodoshme, ka thënë Braun, duke folur para anëtarëve të të dyja dhomave të Kongresit amerikan.
Braun është lideri i parë evropian, i cili viziton SHBA-të pas ardhjes së Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG