Ndërlidhjet

Kina e gatshme për negociata paqësore


Kina është e gatshme për negociata paqësore me Tajvanin, ka porositur kryeministri, Ven Xhibao, vendi i të cilit e konsideron këtë ujdhesë si pjesë të tij.
Qeveria e Tajvanit ka reaguar menjëherë, duke thënë se paqja është e rëndësishme për të dyja palët, por që prioritetet në këtë relacion i sheh ndryshe. Shefi i shtetit tajvanez ka deklaruar se më parë duhet arritur marrëveshje ekonomike, ndërsa më pas edhe ato politike.
Nga përfundimi i luftës civile në vitin 1949, Kina pohon se ka sovranitet ndaj Tajvanit dhe ka premtuar se do ta kthej nën pushtetin e saj, qoftë edhe me forcë.
XS
SM
MD
LG