Ndërlidhjet

Scheffer: Të rivendosen kontaktet me Rusinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer i rekomandoi Aleancës që të rivendos kontaktet me Rusinë në nivelin më të lartë. Raportet NATO-Rusi ishin ngrirë pas luftës së gushtit të kaluar në Gjeorgji.

Rekomandimet e kreut të NATO-s u bënë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare që po mbahet në Bruksel.

"Tani na duhet të diskutojmë hapat e tjerë të mundshëm, përfshi rifillimin e bisedimeve zyrtare të Këshillit NATO-Rusi. Mendoj se duhet të reflektojmë një agjendë pozitive që dëshmon rëndësinë e NATO-s dhe Rusisë në sigurinë evropiane dhe globale" tha de Hoop Scheffer.

Pjesëmarrësit në takim do të zhvillojnë bisedime dhe me homologët e tyre nga Gjeorgjia e Ukraina si dëshmi e interesit të NATO-s për këto vende.

Gjatë pasdites Sekretarja amerikane e Shtetit do të informojë homologët e saj të Aleancës rreth ecurisë së rishikimit të strategjisë amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG