Ndërlidhjet

Kina përballet me vështirësi


Kryeministri Ven Xhiabao tha se Kina po përballet me "vështirësi dhe sfida të papapra" si pasojë e krizës globale ekonomike.

Në një fjalim televiziv Ven tha se megjithatë pret që rritja ekonomike e Kinës këtë vit të jetë 8%. Qeveria do të rrisë me 25% shpenzimet në mënyrë që të nxisë ekonominë, por nuk do të ketë paketë të re ndihme veç asaj të miratuar në nëntor. Paketa në fjalë kapte vlerën e 586 miliardë dollarëve.

Ekonomia e Kinës është e treta në botë, pas asaj të SHBA-së dhe Japonisë ndaj ka dhe një rol kyç në mëkëmbjen e ekonomisë globale.
XS
SM
MD
LG