Ndërlidhjet

Obama viziton Evropën


Presidenti amerikan Barack Obama do të zhvillojë turneun e tij të parë në Evropë që nga ardhja në këtë post nga 31 marsi deri në 5 prill.

Turneu do të fillojë me vizitën në Londër, ku do të mbahet dhe takimi i G20-ës dhe do të vazhdojë me ndalesat në Francë e Gjermani për të përfunduar me vizitën e tij në Republikën Çeke. Obama do të zhvillojë takime të ndara me presidentin francez dhe kancelaren gjermane.

Lajmi u konfirmua nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjatë qëndrimit të saj në Bruksel.

Clinton gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ftojnë Iranin në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që do të mbahet në fund të këtij muaji.
Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane përfaqëson një ndryshim të madh në politikën e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG