Ndërlidhjet

logo-print

Ban apelon për paqe në Sri Lankë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëherëshme të konfliktit në Sri Lankë.
Ban ka shfaqur shqetësimin e tij të madh për shkak të acarimit të situatës në të cilën gjendet popullata civile në veri të Sri Lankës, ku po zhvillohen luftime midis forcave qeveritare dhe tigrave tamilë. Sekretari i Kombeve te Bashkuara ka dënuar vrasjen e civilëve, midis të cilëve ka edhe shumë fëmijë.
XS
SM
MD
LG